Shpend Ahmeti: Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD-së

11 tetor 2019 | 22:49

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes nga posti që aktualisht mban në subjektin e tij politik.

Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti.

pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar për…