‘Dardanët’ U17 pësuan humbje nga Sllovenia

12 tetor 2019 | 18:00

Futbollistët e Përfaqësues U17 të Kosovës, nuk arritën të përsërisin lojën sikur me kampionin e dyfishtë evropian Holandën, në ballafaqim me Slloveninë.

Kjo e fundit arriti të shënojë fitore kundër “Dardanëve”, me rezultat 2:0. Një gol i pësuar herët qysh në minutën e 12-të përmes Sheshkos, pas një gabimi të mbrojtës sonë, ndikoi shumë në rrjedhën e lojës. Disi futbollistët tanë sikur u mbyllën dhe nuk luajtën lojë të  hapur, duke e respektuar tej mase kundërshtarin, që rezultoi që pjesa e parë të përmbyllet me epërsinë minimale të sllovenëve. Në pjesën e dytë futbollistët tanë u ngjallën dhe u orvatën të barazojnë rezultatin, por për fatin tonë të keq në minutën e 63-të Andi Hoti u përjashtua nga loja pas kartonin të dytë të verdhë dhe kjo e vështirësoi situatën në taborin tonë. Por, djemtë tanë sulmuan e nuk u dorëzuan por pa sukses.

Në minutën e 86-të erdhi edhe goli i dytë i sllovenëve përmes Zajshekut dhe 2:0 për Slloveninë me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja e dytë kualifikues për Kosovën. Rezultati u takoi sllovenëve, por pjesa e  dytë ishte plotësisht në anën e djemve tanë. Si do që të jetë ka mbetur edhe ndeshja e fundit kundër Uellsit të martën më 15 tetor prej orës 19.00 dhe mbetet të shihet se si do të përfundon edhe ndeshja tjetër ndërmjet Holandës dhe Uellsit për të parë si do të rrjedhin gjërat për kualifikim.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat në…