Kujtim Shala tregon se a do të jetë kryetar i Kuvendit

12 tetor 2019 | 18:41

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala, mohon se është propozuar për kryetar Kuvendi nga partia e tij, para arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala, konfirmoi për “Gazeta Blic” se aktualisht po diskutohet vetëm për programin qeverisës dhe jo për ndarje të përgjegjësive.

“Jo, nuk është përfolur në asnjë takim emri im për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Krejt çka kemi diskutuar, kanë qenë lidhur me programin qeverisës”, ka thënë Shala.

Marrëveshja për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së pritet që të arrihet pas certifikimit të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga jashtë duket si një kamion i madh mallrash që…