Filloi ndeshja Kosovë – Mali i Zi

14 tetor 2019 | 20:45

Ka filluar ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili është i mbushur përplot dhe atmosfera si gjithmonë kur luan Kosova është e jashtëzakonshme. Synim i Kosovës, por edhe i Malit të Zi në ketë ndeshje shumë të rëndësishme është fitorja.

“Dardanët” që drejtohen nga përzgjedhësi Bernard Challandes kërkojnë të vazhdojnë ecurinë fantastike në këto eliminatore dhe t’i ofrohen edhe më shumë kualifikimit në “Euro 2020”.
Përzgjedhësi Challandes një ditë para ndeshjes ka deklaruar: “Tani për tani nuk po mendoj për Ligën e Kombeve, pasi kemi një ndeshje nesër kundër Malit të Zi. Për mua s’ka ndryshuar asgjë përkundër fitores së Çekisë. Është më vështirë, por nuk mendoj për ndeshjet e radhës. Nëse Anglia do të kishte fituar në Çeki edhe barazimi do të na kishte hyrë në punë. Por, sido që të jetë, ne shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë atë të radhës kundër Malit të Zi. Në fund të kualifikimit, nëse nuk është siç kemi menduar, atëherë kemi opsionin tjetër”.

Kosova renditet në pozitën e tretë në Grupin A me 8 pikë, kurse Mali i Zi është në pozitën e katërt me vetëm 3 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen kualifikuese…