Ambasadori Delawie: Është koha për veprim, votojeni Demarkacionin

16 shkurt 2018 | 18:56

Pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtim rreth miratimit dhe korrigjimit të Demarkacionit, dhe konsensusit të partive politike kosovare, ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Greag Delawie.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Delawie ka thënë se është koha që deputetët të veprojnë dhe ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit.

“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka takuar ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.…