Hoti: Ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës

16 shkurt 2018 | 20:05

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kryesia e Kuvendit e ka vendosur seancën për Demarkacionin pa korum.

“Mbledhja s’kishte kuorum për të caktu seancën për demarkacionin. Duke qenë kryesia pa kuorum e kriteri në baza të drejtës kushtetuese mori vendin për ta votuar. Presim që të dielën të shqyrtohet”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, ka dilema mes koalcionit qeverisës se çfarë në të vërtete do të bëhet.

“Duket se ka shumë dilema në mes koalicionit qeverisës, në mes të AAK-së dhe PDK-së, a do të behët kjo pjesë e marrëveshjes, apo do të behët si aneks. Ne do të paraqitemi të dielën në ora 18:00 dhe do ta shqyrtojmë marrëveshjen e vitit 2015”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…