Marchisio: Për Juven i refuzova Unitedin, Cityn dhe Chelsean 

16 tetor 2019 | 12:10

Claudio Marchisio ka zbuluar se ishte kërkuar me ngulm nga klubet angleze vite më parë. Ish-mesfushori i Juventusit ka thënë se Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea kishin tentuar disa herë transferimin e tij.

Por, legjenda e “Zonjës së Vjetër” ka deklaruar se ai nuk e kishte menduar asnjëherë largimin nga kampioni i Serisë A-së dhe nuk i kishte konsideruar asnjëherë ofertat e klubeve angleze.

“Nuk mund të them se isha afër kalimit në Ligën Premiere, por interesim të madh kishte. Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea kishin bërë disa tentime për të më transferuar, por nuk kam zhvilluar bisedime me asnjërën prej tyre. Ju ndoshta pyesni se përse. Është shumë e thjeshtë. Juventusi gjithmonë ka qenë prioriteti im, kështu që nuk kisha arsye se përse t’i filloja bisedimet me to”, ka thënë Marchisio.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja ruse Maria Sharapova e ka mbyllur para kohe sezonin…