Ky është moti për sot

17 tetor 2019 | 08:53

Kosova do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike. Kjo situatë vjen si  pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do ti regjistroj vlerat në kufijtë e normales. Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…