Liburn Aliu: Vuçiqi nuk është në pozitë që t’i komentojë simbolet

17 tetor 2019 | 16:22

Zyrtari i lartë i Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që duhet ta dijë se “Kosova është demokraci, në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti”.

“Presidenti i Serbisë le të dijë se Kosova është demokraci, ku askush nuk i imponohet dot dikujt për identitetin apo simbolet, e aq më pak mund të censurohet vullneti politik i një subjekti. Lëvizja i ka fituar zgjedhjet e do të qeverisë, në bashkëpunim me minoritetet e duke i çliruar ato prej shantazheve e instrumentalizimeve. Synim i yni është thellimi i demokracisë, lufta ndaj pabarazive, zhvillimi ekonomik dhe paqja. Këtë të fundit e kërcënon procesi intensiv i armatimit të Serbisë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospërballja e Serbisë me të shkuarën e saj kriminale e spastruese”, ka shkruar Aliu.

“Aleksandar Vuçiqi i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për (Sllobodan) Milosheviqin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”, ka thënë Liburn Aliu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka…