Thaçi takohet me vajzat që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e robotikës në Dubai

18 tetor 2019 | 10:42

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ekipin që do ta përfaqësojë vendin në garën ndërkombëtare të robotikës “First Global Challenge”, ekip i cili është përgatitur dhe trajnuar në ambientet inovative të UBT-së.

Më këtë rast, presidenti Thaçi u ka dëshiruar sukses studentëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në mesin e rreth 200 vendeve nga bota, e që sivjet mbahet në Dubai, më datë 24-27 tetor.

“Sot e takova grupin e studenteve inovatore që do ta përfaqësojnë Kosovën në Dubai në garën ndërkombëtare të robotikës në mesin e 170 shteteve. Kosova ka të rinj dhe të reja me talent në të gjitha fushat e shkencës, në sport dhe muzikë. Iu dëshiroj sukses Albanës, Eltës dhe Elitës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ekipi përfaqësues i Kosovës tash e disa muaj është përgatitur në laboratorët inovativë të mekatronikës në UBT, teksa punën e kanë zhvilluar nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së. Bashkërisht, ata kanë ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global Challenge 2019.

Sfida e këtij viti përqendrohet në efektet e ndotjes së oqeaneve dhe ndikimin e saj negativ në jetën detare. Ekipet konkurruese nga kombe të ndryshme do të duhet të pastrojnë ndotësit nga oqeani duke përdorur robotë që kanë përbërës mekanikë, elektrikë dhe softuerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim, Nuredin Ibishit,…