Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve

16 shkurt 2018 | 23:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, përmes së cilës ka treguar se është mysafirë në shtëpinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve.
GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, ka shkruar Rama.

Edi Rama ka ardhur të premten për vizitë në Kosovë, për të marrë pjesë në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me medaljen presidenciale në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i përfshirë në…