Kështu do të jetë moti sot dhe nesër

17 shkurt 2018 | 08:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqërojnë gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës.

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull e cila do të jetë afatshkurtër, ndërsa të dielën do të kemi mot kryesisht të vranët dhe pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka refuzuar dekoratën presidenciale…