![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/1BF0103D-3EA5-4337-86B1-C20D3D9C0AAC.jpeg)
Rinumërohen 219 vendvotime
20 tetor 2019
| 09:47
Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për “KosovaPress”, se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.
Ai ka thënë m se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.