Rinumërohen 265 vendvotime nga 530 sa ka vendosur KQZ-ja

20 tetor 2019 | 16:42

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, ka bërë me dije se deri në orën 16:00 janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja .

“Sipas të dhënave të pasdites së diel janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50 për qind nga 530 sa janë planifikuar”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se, procesi i rinumërimit është duke vëzhguar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Më tutje, Elezi ka thënë se pas rinumërimit të votave do të fillojnë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet…