Ibra, Napolit: Do t’jua mbushi stadiumin çdo javë

20 tetor 2019 | 17:24

Zlatan Ibrahimoviq vazhdon ta ruajë formën më të mirë në Amerikë pavarësisht moshës që nuk flet në favorin e tij. Sulmuesi suedez nuk ka ndërmend të ndalet dhe kërkon thyerjen e rekordeve.

Një ide të çmendur ka hedhur së fundmi, pasi kërkon rikthimin në Serinë A, duke e kërkuar skuadrën e Napolit.

“Është një vend që e përjeton futbollin. Nëse unë do të shkoj atje, do ta mbush stadiumin çdo javë. I garantoj ende 20 gola në sezon dhe Ancelotti është një trajner kampion. Dua një ekip që lufton për titull, jo të më blejnë se jam Ibrahimoviq”, ka thënë Ibrahimoviqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkallët në Bronks, aty ku është xhiruar një nga skenat…