Komandanti i FSK-së nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Norwichit

21 tetor 2019 | 11:16

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më 17 tetor, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, ka vizituar Universitetin e Norwichit në Vermont.

Gjeneral Rama në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Norwichit për të bashkëpunuar në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor në fushën ushtarake, si dhe garave në mes të kadetëve të këtyre institucioneve.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, gjeneral Rama e ka falënderuar presidentin e këtij institucioni Richard Schneider për besimin dhe mundësinë e dhënë duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e njohurive dhe përvojave të kadetëve të të dyja institucioneve.

Me një traditë 200-vjeçare, Universiteti e Norwichitit, i cili njihet edhe si Kolegji Ushtarak i Vermontit, konsiderohet të jetë institucioni ushtarak më i vjetër në ShBA. Me një staf mjaft profesional dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme, qëllimi i këtij kolegji është që të edukojë dhe të trajnojë kadetët e rijnë për të qenë liderë të ushtrisë amerikane. Realizimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi pritet të filloi në vitin 2020.

Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij i përberë nga kolonel Ilir Qeriqi, atashe i Mbrojtjes në ShBA, major Korab Dauti SHPFSK dhe major Jaser Mulla, asistent ushtarak i KOMFSK-së, patën rastin të vizitojnë edhe Qendrën Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike, ku nga stafi i kësaj qendre janë njoftuar për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të saj mësimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti amerikan i energjisë, profesor në Universitetin e Arizonës (Arizona…