Mogherini e quan gabim historik moshapjen e negiacioatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

21 tetor 2019 | 11:49

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) kanë bërë një “gabim historik” kur nuk kanë arritur të bien dakord për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fillim të kësaj jave.

Mogherini ka shprehur keqardhje se liderët evropianë nuk kanë arritur marrëveshje përkundër “përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dyja vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian”.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i bisedimeve të anëtarësimit duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të përmirësohen para se të lejonin vendet e reja në bllokun prej 28 anëtarësh.

“Është shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës së…