Drejtori i KRU ‘Gjakova’ mban premtimin: Fshatrat e Rekës së Keqe bëhen me ujë të pijshëm

21 tetor 2019 | 18:24

Tridhjetë e dy (32) fshatra të Rekës së Keqe dhe Lugut të Caragojës nga dita e hënë janë bërë me ujë të pijshëm.

Kjo është bërë falë angazhimit të pakursyer të drejtorit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, i cili me përkushtim dhe angazhim të madh ka bërë që ky projekt të përfundojë në kohën e caktuar dhe që fshatrat e Rekës së Keqe të bëhen me ujë të pijshëm.

Uji është marrë në bjeshkët e Junikut në një gjatësi prej 10 kilometra, dhe sfida më e madhe për këtë projekt ka qenë terreni malor dhe i papërshtatshëm për punë.

Për të ardhur deri në përfundim të këtij projekti është dashur të vendosen nëntë kaskada.

Vlera e projektit për përfundimin e ujësjellësit për 32 fshatra të kësaj zone ka kushtuar 2.17 milionë euro dhe është mbështetur nga niveli qendror dhe ai komunal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Marec iu dha lamtumira e fundit veteranit të…