Ish-ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi, ftohet nga Specialja

22 tetor 2019 | 14:05

Ish- ushtari i UÇK-së, Jatullah Krasniqi, nga Prizreni, ka bërë me dije se ka marrë ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se do t`i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, ndonëse këtë gjykatë e konsideron të njëanshme dhe të padrejtë.

Sipas tij, nëse merret parasysh numri i madh i ftesave të kësaj gjykate për ish-pjesëtarët e UÇK-së, shihet qartë se është një tendencë e zbehjes dhe denigrimit të luftës së UÇK-së dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri.

Postimi i plotë i Krasniqi:

Dua të njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashkëluftëtaret e mi se këto ditë kam pranuar ftesë nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara për t`u paraqitur dhe për të dhënë dëshminë  time për përudhen e shërbimit në UÇK.

Edhe pse e konsideroj si një gjykatë të njëanshme dhe një-etnike kam vendosur që kësaj ftese t`i përgjigjem pozitivisht sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgjë për te fshehur, nuk kemi asgjë për t`u turpëruar. Është e tmerrshme që ne edhe pas 20 vitesh vazhdojmë të përballemi me drejtësinë mbi bazën e akuzave të ngjarjeve të trilluara nga një Alfred Hickok i kohës moderne siç ishte Dick Marty. Ndërsa, kriminelët të cilët vranë e masakruan mbi 10 mije civile shqiptar, duke rrafshuar me tokë fshatra e qytete të tëra vazhdojnë të shëtitën  të lirë dhe të pa shqetësuar.

Duke marre para sysh numrin e madh të ftesave që vazhdojnë  të dërgohen për pjesëtarët e UÇK-së shihet qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me raste individuale por është një tendencë e zbehjes dhe denigrimit të luftës së UÇK-së dhe sakrificës së popullit tonë për liri.

Askush nuk do të guxoj t`a cenoj lirinë tonë. Askush nuk do të mund të n`a sfidoj krenarinë  që kemi për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe dëshmorët e kombit.

Lavdi luftës se UÇK-së!

Lavdi dëshmoreve te kombit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit do të luajë sonte në mbrëmje në…