Aksident trafiku me pasoja fatale, në Komoran

23 tetor 2019 | 14:53

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran-Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësore ka vdekur.

Policia Rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Mercedes” dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh.A., femër 28 vjeçe, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z., 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e IPKO…