Limaj: Votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta. KQZ-ja ta ndalojë këtë veprim joligjor

23 tetor 2019 | 18:18

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga KQZ-ja që të ndalojë veprimet joligjore, duke iu referuar numërimit të zarfeve me vota nga Serbia.

Limaj gjatë një konference për media ka thënë se votat e ardhura nga Serbia, janë vota të parregullta.

“Unë kërkoj Komisionit Qendror Zgjedhor të ndaloj këto veprime joligjore. Vet mënyra se si kanë ardhur votat nga Serbia janë të parregullta. Votat kanë ardhur me paketa. Kjo tregon që këtu praktikisht është shkelur ligji dhe veprimi i sotëm për t’i dërguar këto pako me vota të parregullta është shkelje ligjore”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të tetin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve…