![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/D5A5623E-FC38-48EA-8438-A8689D0CF3D4.jpeg)
Rektori Nimani dhe drejtori i spitalit të Gjakovës u dakorduan për bashkëpunim
24 tetor 2019
| 10:20
Artan Nimani, Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” u takua me Hilmi Shalën, Drejtor i Spitali Rajonal të Gjakovës, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me këtë institucion.
Drejtori Shala u zotua se Spitali Rajonal i Gjakovës do të sigurojë hapësira të përshtatshme për programet e reja, për të cilat Universiteti i Gjakovës është në fazën e aplikimit për akreditim.