Tenisti i njohur lidh kurorë pas 14 vjet lidhje

24 tetor 2019 | 11:27

Pas 14 vjetësh lidhje, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij historike Mery Perello në Sa Fortaleza një zonë luksoze që ndodhet në Pollença në pjesën verilindore të Mallorcas.

Ceremonia u zhvillua në mënyrë private dhe super të blinduar. Madje të ftuarve iu kërkua që të mos sillnin telefonat celularë me vete. Në dasmë morën pjesë rreth 350 të ftuar, mes të cilëve ishin trajneri i Nadal, Carlos Moya dhe tenistët e tjerë miq të 33-vjeçarit.

Nadali në ceremoninë e martesës së tij kishte veshur një kostum të krijuar nga stilisti italian Brunello Cucinelli, ndërsa Mery Perello ishte me një fustan tepër të thjeshtë të krijuar nga stilistja spanjolle Rosa Clara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keira Knightley dhe burri i saj James Righton kanë zbuluar…