Fituesja e medaljeve olimpike i jep fund jetës me ‘euthanasia’

24 tetor 2019 | 11:31

Në moshën 40-vjeçare kampionia belge Marieke Vervoort i dha fund jetës së vet, duke aplikuar ligjin e “euthanasia”. Dhimbja e shkaktuar nga sëmundja që i kishte paralizuar këmbët ishte bërë e padurueshme, ndaj katër herë fituesja e medaljeve olimpike në Lojërat Olimpike vendosi t’i japë fund jetës.

“Tani për tani po shijoj ende jetën. Kur do të kem më shumë ditë të shëmtuara se të mira do të aplikoj ligjin e ‘euthanasia’, pasi dokumentet i kam gati”, kishte deklaruar Vervoort pas medaljes së artë të fituar në Olimpiadën e Rios.

Praktimi i “Euthenasia” (“vrasje” me dëshirë e kërkuar nga vetë personi) është i lejuar në Belgjikë. Marieke Vervoort në moshën 14-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje muskolare që i paralizoi këmbët. Por sëmundja është përkeqësuar shumë vitet e fundit, teksa nuk arrinte të flinte më. Ndaj ajo vendosi t’i thotë mjaft jetës. Ajo garonte me karrocën e saj në not, basketboll dhe triathlon. Në Lojërat Olimpike “Londër 2012” ajo fitoi një të artë dhe një të argjendtë, ndërsa në “Rio 2016” fitoi një të argjendtë dhe një të bronztë. Në vitin 2008 Vervoort kishte firmosur me dëshirën e vet dokumentet për aplikimin e “euthanasia”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 14 vjetësh lidhje, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka lidhur…