Haxhiu: Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë dorë në vrasjen e Astritit

24 tetor 2019 | 13:48

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas publikimit të raportit të ekspertëve nga Zvicra në lidhje me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit, ka kërkuar hetim të menjëhershëm të këtij rasti.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që të sillen para drejtësisë të gjithë ata që kanë dorë në vrasjen e Astrit Deharit.

“Prej policisë, deri te prokurori dhe jo vetëm, u ngutën duke thënë që Astriti kishte bërë vetëvrasje! Dy raporte kredibile, vërtetuan që Astriti u vra! Hetim të menjëhershëm dhe sjellje para drejtësisë të gjithë atyre që kanë dorë në vrasjen e Astritit!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, i cili në…