Nis numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta

24 tetor 2019 | 16:43

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se pasditen e së enjtes ka filluar numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Ai ka treguar se janë 24 mijë e 804 vota me kusht, kurse 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta.

“Ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Numërimi i tyre është faza e radhës pas verifikimit të tyre. Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578. Ndërsa vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127. Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta që në total bëjnë 26 mijë e 819”, ka deklaruar Elezi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2020, i…