Hasani: Certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjatë me muaj të tërë

24 tetor 2019 | 17:36

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ka përpjekje për të zvarritur procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjithë këto vonesa, sipas tij, janë të qëllimshme për arsye politike që priten këtë proces ta stërgjatin me muaj të tërë.

Hasani në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se në bazë të dinamikës, zgjedhjet do të duheshin të përmbylleshin më 25 tetor.

Ndërsa sa i përket kontestimeve për mosnumërimin e votave të ardhura nga Serbia, Hasani ka thënë se janë politike, për arsye se me numrin e tyre rritet trupi zgjedhor dhe Nismës i rritet pragu.

Hasani ka thënë se përfshirja e Listës Serbe në Qeverinë e ardhshme është detyrim kushtetues dhe sipas tij pa pëlqimin e kësaj partie është problem të imponohen ministra nga komuniteti serb.

Për numrin e ministrive të Qeverisë së ardhshme, Hasani ka thënë se numri 12 është aktuali për popullsisë e Kosovës, teksa ka theksuar nevojën që të bëhet një analizë e mirëfilltë se cilat ministri duhet të shuar dhe rintegruar.

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka shprehur besimin e tij se Qeveria e ardhshme do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi po…