Numërohen mbi 6500 vota me kusht, ky është rezultati aktual

24 tetor 2019 | 23:21

Deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 6542 vota me kusht dhe votave të personave me nevoja të veqanta.

Edhe në këto vota prinë Lëvizja Vetëvendosje me më së shumti vota, 1715 vota.

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 1411, dhe në vendin e tretë koalicioni AAK-PSD me 1241.

Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e katërt me 1191 vota.

Ndërsa, Nisma është votuar nga 355 vetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër paraqitje e dobët e Arsenalit në “Emirates”, por…