Prishtina bëhet me monitorë për cilësinë e ajrit

25 tetor 2019 | 08:18

Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të Monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Në ceremoni do të marrin pjesë Fatmir Matoshi, Ministër në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Jiro Takeichi, Përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin.

Ceremonia do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Monitorët për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit janë instaluar në katër lokacione në Prishtinë si pjesë e projektit të bashkëpunimit teknik të JICA-s – “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”. Monitorët do t’i ndihmojnë qytetareve në Prishtinë që t’i monitorojnë nivelet e ndotjes së ajrit me SO2, NO, NO2, PM10, PM2.5, O3 dhe CO. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti dhe njohës i gjuhës frënge, ka treguar…