Sekretari i OSBE-së: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, jetike për rajonin

25 tetor 2019 | 10:53

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, ka thënë se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.

“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, ka thënë ai në një intervistë për shërbimin maqedonas të “Zërit të Amerikës”

Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai ka thënë se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.

“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”, është shprehur Gremingeri.

Ai ka thënë se e kupton zhgënjimin me moshapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai ka thënë se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.

“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka deklaruar Gremingeri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse dhjetëra punonjës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)…