Nis fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve fatale në komunikacion

25 tetor 2019 | 12:56

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën trejavore vetëdedijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë studentë, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ai ka treguar se së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Infrastrukturës fushatën do ta nisin në Universitetin Publik të Gjilanit, duke vazhduar kështu në të gjitha Universitetet Publike në gjithë Kosovës, por edhe në kolegje private e institucione tjera.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
QENDRA “GJENOCIDI NË KOSOVË - PLAGË E HAPUR”, në vazhdën…