Ramadani: Partneriteti me ShBA-të është esencial për Kosovën

25 tetor 2019 | 13:17

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është esencial për shtetin e Kosovës.

“Thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale. Kënaqësi që në takimet e rregullta sikurse ky i sotmi me Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols, të diskutojmë mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria…