Aktorja Michele thotë se në apartamentin e saj kishte një fantazmë!

25 tetor 2019 | 14:51

Aktorja e njohur, Lea Michele, ka thënë se ka pasur një fantazmë në apartamentin e saj ku ka jetuar në qytetin e Nju Jorkut.

Këtë e ka bërë me dije në emisionin “A Little Late with Lilly Singh”.

“Unë i besoj kur disa njerëz thonë, Po, unë kam parë një fantazmë, unë me të vërtetë kam pasë një fantazmë në banesën time të vjetër, kur jetoja në Nju Jork. Me të vërtetë është kjo, ju betohem”.

“Unë isha duke qëndruar poshtë në dhomë të ndejës, dhe në katin e dytë dëgjoja zhurma. Shkova lart dhe thash dritarja mund të ketë bërë zhurmë ndoshta është e hapur. Kur shkova lart pashë që nuk ishte asgjë ishte qetësi. U ndala për pak minuta dhe pash dritaren që u hap”, ka thënë Michele.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrje të Brexit-it,…