Ahmataj, trajner i Tiranës

25 tetor 2019 | 16:12

Pak orë pas shkarkimit të Ardian Memës, Tirana ka emëruar trajnerin e saj të ri. Presidenti Refik Halili ia ka besuar stolin Julian Ahmatajt, 40-vjeçarit që në të shkuarën ka veshur edhe fanellën bardheblu.

“Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites. Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysmë si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Tiranës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Pogdani” të premten është përuruar libri…