Unitedi dhe Barça shprehin interesim për Martinezin

25 tetor 2019 | 18:10

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez po shkëlqen këtë sezon me Interin, ndërsa ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Argjentinës.

Kjo formë e mirë ka bërë që Manchester Unitedi dhe Barcelona të shfaqin interesim për transferimin e tij.  Sipas “FC Inter News”, klauzola e shkëputjes së kontratës së Martinezit është 111 milionë euro.

Manchester Unitedi po vuan për një sulmues që prej largimit të Lukakut dhe Sanchezit, kurse Barça synon ta formojë një “sulm vrasës” me dy argjentinas, Lionel Messi-Lautaro Martinez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në listën me 350 të ftuar në dasmën e tij…