Gjenerali rus: Serbia është në mbrojtjen tonë, çështja e Kosovës s’mund të zgjidhet pa Rusinë

26 tetor 2019 | 13:22

Krahas SHBA-ve dhe BE-së edhe Rusia synon të involvohen në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjenerali i Rusisë, Sergej Lipovoj deklaroi se Serbia është aleat i përhershëm i Moskës në Ballkan, dhe se pa rusinë asnjë cështje nuk mund të zgjidhet në këtë rajon. “Si një shtet, ka nevojë të vazhdueshme për mbrojtjte, veçanarisht pasi Serbia është e rrethuat nga bazat e NATO-s në Rumani, Hungari, Itali, Bosnjë e Bullgari. Përveç kësaj, të mos harrojmë Kosovën që rregullisht bën provokime kundër serbëve si dhe pranimin e Malit të Zi në NATO”, tha Lipovoj.
Ushtarakuy rus theksoi se është çështje e rëndësishme që Serbia të jetë nën mbrojtjen e Rusisë që të thotë se sipas tij asnjë çështje në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.
Ministri i mbrojtjes i Rusisë sipas tij ka qenë mjaftueshëm produktiv deri më tani.
“Ne furnizojmë Serbinë me helikopterët tanë luftarakë Mil Mi-35M, helikopterët e transportit Mil Mi-17V5, tanket T-72, automjetet e blinduara BRDM-2MS dhe avionët MiG-29. Beogradi vazhdimisht ka treguar edhe blerjen e mundshme të S-400 sistemit raketor”, tha Lipovoj. (INA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…