Trupi i prodhon alkool, policët nuk e besuan; e dërguan në spital

26 tetor 2019 | 13:31

Kur një burrë në Karolinën e Veriut u ndalua nga policia për verifikim, agjentët nuk e besuan kur ai u tha se s’kishte vënë pikë alkooli në gojë. Personi tek të 40-tat vazhdoi të këmbëngulte, ndaj u dërgua në spital, ku testet fillestare të  alkoolit në gjak konstatuan një nivel prej 0.2%,  rreth 2.5 herë më shumë se kufiri ligjor dhe ekuivalenti i konsumimit të 10 pijeve në një orë.

Burri betohej se nuk kishte pirë asgjë, por as mjekët nuk e besuan. Megjithatë, studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Richmond në New York zbuluan se ai po tregonte të vërtetën.

Nuk kishte pirë as birra, as koktejle apo ndonjë gjë tjetër; në zorrët e tij kishte maja që i shndërronte karbohidratet nga ushqimet në alkol. Rezultati i kërkimit u detajua në BMJ Open Gastroenterology.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte një problem të rrallë mjekësor, të quajtur sistemi automatik i birrës (ABS), i njohur gjithashtu si sindromi i fermentimit të zorrëve. Ky i fundit ndodh kur majaja në traktin gastrointestinal bën që trupi t’i kthejë në alkol karbohidratet e marra përmes ushqimit. Procesi zakonisht zhvillohet në traktin e sipërm, i cili përfshin stomakun dhe pjesën e parë të zorrës së hollë./shqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas SHBA-ve dhe BE-së edhe Rusia synon të involvohen në…