Teuta ndalet nga traversa, Bylisi kap vendin e parë

27 tetor 2019 | 16:23

90 mintua shumë të luftuar ndërmjet Bylisit dhe Teutës që mbyllin gjithçka me rezultatin 0-0. Një barazim i merituar për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe luftën e fortë sportive.

Ndeshja e një niveli të kënaqshëm me të dy ekipet që u shprehën mirë në fushën e lojës. Teuta ishte më e rrezikshme në fushën e lojës, por nuk ia doli të kthehej te fitorja pas disfatës në Laç, raporton “Telesport”.

Djemtë e Shkëmbit gabuan në ato raste që patën, ndërsa në fund të ndeshjes Arapi tronditi traversën e vendasve. Përfundimisht, një 0-0 që nuk ndihmon asnjë nga ekipet për pretendimet e tyre në tabelën e klasifikimit. Bylisi kap Partizanin në vendin e parë me 17 pikë, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Teuta ka një pikë më pak.

Bylis Ballsh-Teuta           0-0
Laçi-Vllaznia                     3-0
Luftëtari- Tirana              0-3

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në…