Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni, shkak zjarret

28 tetor 2019 | 11:05

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, për shkak të zjarreve në vend.

Rreth 180 000 njerëz në një zonë të madhe të qarkut Sonoma janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë.

Së paku 12 000 hektarë tokë janë djegur në këtë qark.

Kompanitë e energjisë elektrike e ndërprenë paraprakisht rrymën, duke lënë rreth një milion njerëz në terr, nga frika se kabllot e dëmtuara mund të shkaktojnë zjarre të reja.

Newsomi ka thënë se zyrtarët po i shfrytëzojnë “të gjitha burimet e mundshme” për luftimin e zjarreve, të nxitura nga erërat e forta.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë të dielën se erërat do të vazhdojnë deri të hënën.

Zjarret në veri dhe jug të shtetit amerikan kanë marrë hov qysh javën e kaluar.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i opozitës në Argjentinë, Alberto Fernandez, ka fituar zgjedhjet…