Martohet agjenti 007, Bondi vë kurorë me Madeleine

28 tetor 2019 | 15:11

Ka një lajm të veçantë nga sheshxhirimi i kapitullit të 25-të të filmit mbi aventurat e agjentit më të famshëm në botë: James Bond, të cilin Daniel Craig e interpreton për herë të fundit, do t`i japë fund historive me femrat, që e kanë bërë po aq të famshëm sa edhe zotësia e jashtëzakonshme e tij, e do të lidhë kurorë me Madeleine Swann, e interpretuar nga Lea Seydoux.

Burime kanë thënë për “The Mirror” se Bondi do të martohet, por Madeleine do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj të vajzërisë, në përpjekje për ta bërë historinë e tyre më moderne, e të përshtatshme me shekullin e 21-të.

Kështu, në njërën nga skenat, Craig shihet duke iu drejtuar asaj me fjalët: “Mirëmëngjes, zonja Bond”, dhe ajo që i përgjigjet: “Mos do të thuash Swann?”.

Pas kësaj, siç ka thënë i njëjti burim, ai ka hedh Madeleinës një vështrim të mbushur me admirim. Kjo është arsyeja përse u martua me të. Ajo është ai ai vetë, e fortë dhe e pavarur, vajza e një gangsteri. Craig do t`i japë lamtumirën karakterit të tij ikonik, pasi e ka interpretuar pesë me shumë sukses agjentin legjendar.

Mësohet se janë xhiruar tre funde të ndryshme për No Time To Die, me qëllimin që askush të mos e nxjerrë dot paraprakisht informacionin sesi mbyllet filmi I shumëpritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Golden Eagle Ylli ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar…