Dukagjini rikthen trajnerin Severin Elezaj

28 tetor 2019 | 16:05

Skuadra e Dukagjinit nga Klina nuk ka humbur kohë dhe menjëherë e ka gjetur zëvendësuesin e trajnerit Xhengis Rexhepi, i cili vendosi të jep dorëheqje pas humbjes nga Ballkani (3-0).

Zëvendësuesi i Rexhepit është Severin Elezaj, i cili edhe në të kaluarën me plotë sukses e ka drejtuar skuadrën e Dukagjinit.

“Sot pas një takimi me kryesinë e klubit është arritur një marrëveshje që Elezaj të drejtoj përsëri klubin tonë. Për disa vite pjesë e klubit tonë dhe gjatë kësaj kohë nuk munguan as sukseset, ai me klubin e Dukagjinit ishte dy herë radhazi në barazh për Superligë. Pas dorëheqjes afër një vit me parë rikthehet si kryetrajner ne klubin e qytetit ku edhe si futbollist ishte aktive për shumë kohë”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Klina.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimin në mes të ambasadorit të Shteteve të…