LV-ja: Do ta apelojmë në Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të diasporës

28 tetor 2019 | 16:07

Lëvizja Vetëvendosje (LV) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se do ta apelojë në Gjykatën Supreme vendimin për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve.

“Sot pranuam nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.  Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP-it ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”, është theksuar në komunikatën e LV-së.

Me tutje është thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numëron këto fletëvotime.

“Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”, është theksuar në komunikatë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit nga Klina nuk ka humbur kohë dhe…