Qytetarët solidarizohen me familjen Dehari, ndezin qirinj pranë muralit të Astritit

28 tetor 2019 | 18:57

Familjarë, miq, por edhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë muralit të Astrit Deharit të punuar në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet.

Në shenj solidarizimi me familjen, por dhe përkujtimi të jetës dhe veprës së Astrit Deharit, të pranishmit ndezën qirinj, vendosen lule pranë muralit të punuar dhe kartolina me mesazhe për familjen.

Jeta Berisha, pjesë grupit koordinues “Unë jam Astriti”, ka thënë se kjo mbrëmje ka karakter solidarizues dhe njëkohësisht thirrje për institucione përgjegjëse për zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm familja Dehari, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, avokati Tomë Gashi, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, bazuar në strategjinë e Policimit në Bashkësi…