Trump poston foton e qenit të përfshirë në vrasjen e Al-Baghdadit

28 tetor 2019 | 22:47

Një qen ushtarak amerikan që u plagos ndërsa po kërkonte drejtuesin e Shtetit Islamik Abu Bakr Al- Baghdadi, është përsëri në detyrë.

Gjenerali Mark Milles u tha gazetarëve se qeni “ka një meritë të madhe” për gjetjen e Al-Baghdadit në tunelin nën vendbanimin e tij.Ai tha se qeni ishte “plagosur lehtë”, por tani po shërohej dhe ishte përsëri në detyrë, transmeton KosovaPress.  Al-Baghdadi gjatë operacionit ushtarak amerikan për kapjen e tij, aktivizoi eksplozivët që mbante me vete, duke vrarë tre fëmijët e tij dhe plagosi një qen ushtarak amerikan.Sidoqoftë, presidenti i SHBA-së Donald Tramp postoi në mediat sociale një foto të qenit, i cili, sipas tij, bëri një punë të madhe në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS-it./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sondazheve, Fisnik Hoxha, përmes projeksionit të realizuar për…