Nëna e Lady Gagas tregon për depresionin e vajzës së saj

29 tetor 2019 | 11:46

Këngëtarja e famshme Lady Gaga është përfolur shumë për shëndetin mendor. Në fillimin e betejës së saj me ankthin dhe depresionin ajo ishte thjesht një fëmijë i zakonshëm që kishte nevojë për nënën e vet. “Si prind nuk isha e gatshme ta përballoja këtë. Ajo kaloi kohë të vështira, e poshtëruar, përhumbur, e izoluar. Nga një vajzë e re e lumtur dhe frymëzuese u shndërrua në dikë që filloi të vinte në dyshim vlerësimin për veten”, ka deklaruar nëna e Gagas, Cynthia Germanotta, për programin televiziv CBS This Morning. Në vitin 2012 këngëtarja së bashku me të ëmën bashkë themeluan fondacionin “Born This Way” që ua jep mundësinë të rinjve ta praktikojnë shëndetin mendor dhe emocional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur, Kanye West, ende mendon se në të…