Komuna e Suharekës mbajti takimin informues për biznese dhe shoqëri civile

29 tetor 2019 | 13:18

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal-Jug, kanë mbajtur takimin informues për biznese dhe shoqëri civile/institucione për prezantimin e dy skemave të granteve të BE-së.

Qëllimi i ndarjes së këtyre granteve është përmirësimi i qasjes në tregun e punës për grupet e pafavorizuara përmes ndërmarrjeve sociale dhe masave aktive të punës, si dhe zhvillimin e bizneseve.

Në këtë takim informues do të shpalosen objektivat e skemës, çështjet me prioritet, shumat e përkrahjes financiare, përqindja e bashkëfinancimit në projekt, kushtet e kualifikueshmërisë, partneritetet, llojet e aktiviteteve si dhe procedurat dhe afati i aplikimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Belul Beqaj ka thënë se ndryshimi i vogël i…