Plagoset rëndë një shqiptar në Medvegjë nga policia e Serbisë
29 tetor 2019
| 20:19
Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës është plagosur nga policia e Serbisë.
34-vjeçari është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte i punësuar si roje mali.
Ai është transportuar nga Spitali Regjonal i Gjilanit për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar mjeku kujdestar Ejup Govori.
“Po e kemi pranuar një pacient me këtë emër. Ai ka plagë në krah dhe bark”, ka thënë Govori.
Nuk dihen detajet e rastit të plagosjes.