Dëshpërimin ndaj BE-së të mos e shndërrojmë në devijime strategjike gjeopolitike

30 tetor 2019 | 11:07

Prof. Lisen Bashkurti

Ashtu siç e kishim parashikuar, vakumi që la BE-ja me mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po shndërrohet në avantazhe nga Rusia, e cila fton këto dy vende të dëshpëruara qe t’i bashkohen Unionit Ekonomik Euro-Aziatik.
As në politikë dhe as në gjeopolitikë nuk ka zonë të zbrazura, palët rivalizuese shfrytëzojnë çdo moment për të shtrirë praninë, ndikimin dhe interesat e tyre.
Rusia me veprimet e saj po ndihmon Ballkanin dhe BE-në për të qartësuar më mirë për tektonikat gjeopolitike të shkaktuara nga dobësitë e të dy palëve: vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe të BE-së.
Serbia tanimë është deklaruar për t’iu bashkuar këtij Unioni me Rusinë në qendër. Kjo është paralajmëruar nga disa kohë më parë. Edhe Shengeni Serbo Centrist – Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është një ‘paradhomë’ hyrëse për në këtë union rus.
Dhëntë Zoti që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut të mos e shndërrojnë dëshpërimin ndaj BE-së për mos-hapjen e negociatave në devijime gjeostrategjike, nga Euro-Atlantizmi drejt Euro-Azisë.
Kambana bie për t’u dëgjuar. Ariu polar nuk fle edhe kur i mban sytë mbyllur, ndërkohë që Ballkani dhe BE-ja duket se flenë edhe kur i mbajnë sytë hapur.
Sa keq ndodh kur harrohet historia!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi ka lënë të kuptohet se këngë të reja…