Ramadani: Është e domosdoshme që politikanët të kalojnë nëpër verifikim të sigurisë

30 tetor 2019 | 12:25

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se verifikimi i sigurisë për politikanët vendimmarrës është detyrim dhe e bën ndryshimin.

Ai ka thënë se ky proces e forcon sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Edhe si kërkesë ligjore, por mbi të gjitha për forcim të Sigurisë Kombëtare të Kosovës, është e domosdoshme që të emëruarit politik në Qeverinë e Kosovës të kalojnë nëpër Verifikim të Sigurisë. Në të vërtetë, ky është standard edhe i vendeve demokratike. Në shumë situata dhe gjatë periudhës së përgatitjeve të takimeve të niveleve të larta me partnerët, është e goxha e zakonshme të të pyesin: Cilin nivel të Verifikimit të Sigurisë e ke?”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamborghini Miura e vitit 1969 është shitur me një shifër…