Ambasadat dhe konsullatat izraelite mbyllen në të gjithë botën

30 tetor 2019 | 13:46

Të gjitha ambasadat dhe konsullatat izraelite në mbarë botën janë mbyllur që nga sot në mëngjes pasi diplomatët dhe atashetë ushtarakë janë në grevë për një mosmarrëveshje të gjatë me Thesarin për kostot e paguara për të dërguarit diplomatikë.

Masa, e koordinuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Federata e Punës Histadrut, ka ardhur pasi Thesari raportohet se ka tërhequr marrëveshjet e mëparshme dhe ka thënë se do të detyrojë të dërguarit diplomatikë të kthejnë mijëra dollarë që u ishin dhënë për shpenzime, raporton “Times of Israel”.

Mbyllja e ambasadave dhe konsullatave ka hyrë në fuqi në orën 1:00 të mëngjesit në kohën e Izraelit.

Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen dhe askush nuk do të lejohet të hyjë në ambasadë ose konsullatë, është thënë në deklaratë.

Mosmarrëveshja është ngritur për koston e diplomatëve izraelitë dhe të dërguarve të ministrisë së Mbrojtjes të stacionuar jashtë vendit, të cilat duhet të mbulojnë një gamë të gjerë të kostove, nga pritja e ngjarjeve në rezidencën e ambasadorit deri te shpenzimet e transportit.

Ministria e Financave është duke u përpjekur të ndryshojë mënyrën e kompensimit të kostove, gjë që do të prekte ndjeshëm diplomatët dhe atashetë, të cilët prej kohësh janë ankuar për paga të ulëta.

Kjo ministri dëshiron të imponojë një sistem të ri në mënyrë retroaktive, që do të thotë se të dërguarit diplomatikë duhet të kthejnë mijëra dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është bërë prezantimi…